Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 13:00

Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare në Belgjikë, qeveria e re duket shumë pranë krijimit. 6 parti kanë rënë dakord për një kabinet të ri ministrash të drejtuar nga socialisti frankofon Elio Di Rupo. Bisedimet për krijimin e qeverisë së re u penguin nga mosmarrëveshjet mes komunitetit frengjishtfoles dhe atij flamand.

Por analistët thonë se rreziku i borxhit në eurozonë ka bërë që liderët e vendit të përqëndrohen më shumë tek krijimi I qeverisë duke lënë pas dallimet mes tyre.

Marrëveshja e arritur mbrëmë bazohet në një program politik që do të ekzaminohet nga partitë që sot. Nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, pritet që kabineti të formohet brenda dy ditësh, dhe të marrë votëbesimin e parlamentit në fillim të javës së ardhshme.

Kështu Di Rupo do të jetë kryeministri I parë frankofon dhe socialist që nga viti 1974. Nuk dihen ende për momentin emrat e ministrave të mundshëm që duhet të jenë maksimumi 15. (LajmeShqip.com)