Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:08

Bejrut – Muxhahedini libian, Abu Jahja në Libi do ta zëvendësojë Osama bin Ladenin në krye të organizatës terroriste Al Kaeda, lajmëroi televizioni Al Arabia.

Al Libi në publik u bë i njohur më 10 korrik të vitit 2005, pasi që iku nga burgu ushtarak amerikan përgjatë bazës ajrore Bagram në afërsi të Kabulit. Libiani ishte arrestuar në Pakistan në vitin 2002.

Sipa Al Arabias 40 vjeçari Al Libi ka përparësi në krahasim me egjiptianin Ajman al Zavahiri, të cilin FBI-ja veçmë e ka vendosur në listën e terroristëve më të kërkuara në vendin e Bin Ladenit

Në mënyrë formale Al Libi ishte përgjegjës për departamentin e propagandës në udhëheqjes e Al Kaedës dhe ishte në pozicionin e tretë në hierarkinë e rrjetit. Sipas burimeve nga qarqet islamike megjithatë vitet e kaluara komandanti karizmatik u bë inspirim i vërtetë i lëvizjes.

Ai, sipas burimeve të njëjta, është i njohur për heroizmin e tij në fushën e luftës, por edhe si njohës i mirë i islamit, pasi që ka kryer medrese në Mavritani.

Ai fitoi çmime si autor i prozës dhe poezisë të shkruara për nder të “veprës së Bin Ladenit”.

Pas fillimit të operacionit ushtarak të NATO-s në Libi, Abu Jahja ka qenë mes të parëve i cili i ka ftuar bashkëkombësit e tij për rezistencë të armatosur dhe kundër “të krishterëve” si dhe kundër regjimit të Moamer Gadafit.

Sipas disa analistëve në Al Kaeda bëhet luftë e ashpër për pushtetin mes “gardës së vjetër”, e udhëhequr nga Al Zavahiri dhe nga gjenerata më e re. Mundësitë e Al Zavahirit të mbetet në krye të Al Kaedës u zvogëluan pas konfirmimeve të disa gazetave arabe se ai ka qenë i përzier në ngjarjet e qytetit pakistanez Abotabad, ku u likuidua Bin Ladeni.

FBI-ja premton shpërblim prej 25 milionë dollarëve për informatën, e cila do të mundësojë arrestimin e Al Zavahirit. Për Bin Ladenin ishin ofruara 27 milionë dollarë, ndërsa shuma e propozuar për Al Libi tani për tani është shumë më e vogël dhe arrin një milion dollarë.