Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 12:18

Mostar – “Kuvendi Popullor Kroat” në seancën e djeshme në Mostar kërkoi formimin e entitetit të tretë kroat, në kuadër të Bosnjë e Hercegovinës.

“Në Bosnjë duhet të krijohen disa njësi federale dhe kroatët duhet të jenë shumicë të paktën në njërën nga ato”, deklaroi lideri i Bashkësisë demokratike kroate në BeH (HDZ), Dragan Çoviq pas seancës të djeshme të kuvendit popullor kroat në organet e autoriteteve të Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e partisë së kroatëve të Bosnjës.

Qëllimi i mbledhjes, siç paralajmëruan organizatorët e saj, dy partitë më të mëdha të kroatëve të Bosnjës – (HDZ) dhe (HDZ 1990), është të gjendet zgjidhje  për çështjen kroate në Bosnjë e Hercegovinë në kushte kur përfaqësuesit e kroatëve janë “përjashtuar nga loja politike”.

“Nuk bëhet fjalë për ndarje të Bosnjë e Hercegovinës. Propozimi jonë është ruajtja e saj dhe mbijetimit i Bosnjë e Hercegovinës si shtet me perspektivë evropiane”, deklaroi Çoviq.

Ai theksoi se kroatët duhet të kenë pakicë në BeH, në të cilën do të jenë shumicë nga popullata, si “mënyra e vetme  për mbrojtjen  e barazisë absolute të tre popujve konstitutivë – kroatët, boshnjakët dhe serbët”.

“E duam Bosnjë e Hercegovinën në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe dëshirojmë që Bosnja të jetë e tre popujve”, shtoi Çoviq.

Në pajtim me Marrëveshjen paqësore të Drejtonit me të cilin i jepet fund luftës së Bosnjës nga fillimi viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, BeH është e përbërë nga Republika Serbe, në të cilën shumicë janë serbët dhe Federata myslimane-kroate  Bosnja dhe Hercegovina, në të cilën shumicë janë boshnjakët.

Në seancën e djeshme  të “Kuvendit popullor kroat” është zgjedhur Këshilli kryesor  i cili do të ketë për detyrë “t’i koordinojë interesat  kroate në të gjithë vendin”. Për kryetar të Këshillit është zgjedhur lideri i HDZ 1990, Bozho Lubiq.

Mbledhja u mbajt një muaj pas formimit të Qeverisë së Federatës BeH, në të cilën marrin pjesë parti me të vogla të kroatëve, por jo edhe nacionalistet HDZ dhe HDZ 1990, të cilat kërkojnë  t’i marrin të gjitha funksionet të cilat në pajtim me Kushtetutën duhet t’u përkasin  pjesëtarëve të popullit kroat në Bosnjë e Hercegovinën.