Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 11:15

Shkup – Një pjesë e mjeteve të nevojshme për ndërtimin e aksit Demir Kapi-Smokvicë do të sigurohen nga BE-ja. Marrëveshja për 45 milionë euro do të nënshkruhet sot nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe drejtorit për politikë rajonale të BE-së Zhan-Mari Sejler.

Për realizimin e projektit krahas mjeteve të fondeve parainkuadruese të BE-së, janë siguruar edhe 130 milionë euro nga Banka Evropiane për Investim, 90 milionë euro nga Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, si dhe gjashtë milionë euro të Agjencisë së Maqedonisë për rrugët shtetërore.

Aksi i ri i autostradës Demir Kapi-Smokvicë, si pjesë e Korridorit Pan-Evropian 10 duhet të realizohet si zgjidhje e plotë e autostradës. Parashikohet që kjo autostradë të përmbajë 2+2 korsi me gjerësi prej 3,5 metrave për çdo drejtim, të ndara fizikisht me korsi të ndërmjetme prej tri metrave, me shpejtësi të parshikuar prej 110 kilometra në orë, vazhdimisht në të gjithë korsinë. Në trasenë është parashikuar të ketë gjashtë ura me nga dy korsi, dy tunele, dy udhëkryqe, njëri në Miravcë, ndërsa tjetri në Smokvicë, pesë mbikalime, duke i përfshirë edhe ato në udhëkryqet, shtatë nënkalime dhe rrjet rrugor sekondar prej 15 kilometrave, rrugë lokale dhe qasëse.

Fillimi i punimeve ndërtimore pritet të ndodh në kuartalin e parë të vitit 2012, pas nënshkrimit të marrëveshjes me zbatuesin i cili do të zgjidhet me tender. Në tender oferta dorëzuan 15 kompani. Ndërtimi do të zgjasë 4 vjet.