Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 13:05

Bruksel – Parlamenti Evropian ka miratuar propozimin për hapjen e rripit frekuent prej 800 megaherc për shërbim interneti pa tel, që do të thotë se interneti celulari në BE do të mund të arrijë shpejtësi shumë më të mëdha.

Rrip të tillë frekuent deri më tani ka shfrytëzuar televizioni analog, ndërsa interneti pa tel në të do të transferohet në muajin korrik të vitit të ardhshëm, sepse të gjitha kanalet televizive analogë duhet të bëhen dixjitale deri në fund të vitit.

Rripin do ta shfrytëzojnë rrjetet e reja pa tel nga gjenerata e katërt që janë LTE dhe Uimaks, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 100 megabitë në sekondë.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë BE-së marrjen e pozitës globale të liderit në telekomunikimet celulare, deklaroi zëdhënësi i BE-së për këtë çështje Gunar Hoekmark.

Ai theksoi se ky hap është absolutisht i nevojshëm, për shkak të gjithnjë e më tepër nevojës së smart telefonave dhe konsumit për internet më të shpejt pa tel.