Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 12:43

Bruksel – BE-ja ende nuk ka vlerësime për pasojat humanitare nga sulmet mbi Libinë, deklaroi në brifing të KE-së , zëdhënës i komesarit për bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare Kristalina Georgieva.

“Tani për tani është vështirë të vlerësohen nevojat humanitare në Libi”, deklaroi ai.

Zëdhënësi shtoi se për momentin nuk ka informacione për një numër të konsiderueshëm të refugjatëve të cilët dëshirojnë ta lëshojnë Libinë.

Brigandi shtoi se sot paraprin takim me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për migrime për t’u vlerësuar se çfarë përgjigje duhet të jetë nga pasojat e intervenimit në Libi. Brigandi shtoi se në Libi mbeten kryesisht persona nga shtetet afrikane.