Bruksel – Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do ta rrisin shfrytëzimin e përbashkët dhe shkëmbimin e resurseve ushtarake, me qëllim që t’i realizojnë uljet e nevojshme të shpenzimeve, kur kriza debitore evropiane i prek buxhetet kombëtare për mbrojtje, deklaroi dje drejtoresha e Agjencisë ndërkombëtare për mbrojtje Klod-Frans Arno.
“Nëse evropianët dëshirojnë ta mbajnë mbrojtjen, e cila meriton besim, vendet anëtare duhet të bashkëpunojnë,” deklaroi ARNO pas takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
Sipas Arno, ministrat i kanë miratuar planet e Agjencisë për bashkëpunim në disa sfera. Ato përfshijnë krijimin e spitaleve të përbashkëta në terrene, përmirësimin e operativitetit të flotës së aeroplanëve cisterna, trajnimin e ekuipazhit të aeroplanëve dhe helikopterëve, standardizimin e furnizimit me municion standard të “mençur” dhe zhvillimin e aftësisë së përbashkët për zbulim dhe mbikqyrje.