Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 20:48

Bruksel – Këshilli i BE-së miratoi operacion ushtarak në Libi, që t’i përkrahë përpjekjet për dhënien e ndihmës humanitare në vend, thuhet në kumtesën e Këshillit.

Operacioni do të quhet “EUFOR Libi”. Vendimi parashikon që BE-ja të ndërmarrë operacion ushtarak në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, nëse kjo kërkohet nga përfaqësia e KB-së për koordinim të veprimtarive humanitare (OSNA). Qëllimi i operacionit është t’i përkrahë përpjekjet e përbashkëta humanitare në rajon.

Parashikohet që misioni të veprojë për lëvizje të sigurtë dhe evakuim të njerëzve, si dhe t’u japë përkrahje me mjete specifike organizatave humanitare në veprimtarinë e tyre.

Admirali italian nga rezerva Klaudio Gaudiozi është emëruar për komandant operativ të BE-së për “EUFOR Libi”. Qendra operative e operacionit do të jetë në Romë.