Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 20:09

Bruksel – Bashkimi Evropian planifikon ta zvogëlojë kufirin e radiacionit të lejuar të ushqimit nga Japonia, që t’i përgjigjet alarmimeve më të ashpra të Tokios, kumtoi sot kryetari i Bashkimit Evropian, Zhoze Manuel Barozo.

“Është thjeshtë masë parandaluese. Të gjitha kontrollet e bëra deri më tani nga vendet anëtare për ushqimin e importuar nga Japonia, tregojnë nivele jo të rëndësishme të radioaktivitetit, që janë shumë nën standardet e tanishme evropiane apo japoneze”, deklaroi Barozo.

Më 25 mars BE-ja e përforcoi kontrollin mbi ushqim dhe ushqimin e kafshëve nga Japonia, si efekt i druajtjeve të rritura se kriza bërthamore në Japoni mund të shpie deri te infektimet radioaktive, përkujtojnë agjencitë