Bruksel- Qeveritë e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian arritën pëlqim parimor për zgjerimin e sanksioneve kundër Iranit, deklaruan disa diplomatë evropianë.
Njëzetë e shtatë anëtaret vendosën të shtojnë edhe 200 emra në listën e personave fizik dhe juridik, të cilët janë lëndë e sanksioneve.
Në pajtim me vendimin, i cili zyrtarisht do të miratohet më 1 dhjetor, kompanive evropiane do t’u ndalohet të bëjnë biznes me kompani të cilat figurojnë në listë, derisa llogaritë e personave fizik nga lista do të ngrihen, si dhe të drejtat e tyre të marrin vizë evropiane.
Pritet qeveritë evropiane ta shqyrtojnë edhe propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për mundësinë për vendosjen e sanksioneve, lëndë e së cilave do të jetë Banka qendrore iraniane. Franca kërkon sanksione, qëllim i së cilave do të jetë edhe industria iraniane e naftës.
SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe të hënën kumtuan se po vendosin sanksione të reja kundër Iranit. Sanksionet janë orientuar drejt sektorit financiar dhe energjetik në vend dhe janë vendosur si përgjigje e raportit të 8 nëntorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) për programin bërthamor iranian, në të cilin janë prezantuar të dhëna se Teherani po përpunon armë bërthamore.
Zëvendës-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Barak Obama, Tom Donilon njëherësh në një fjalim në institutin Brukings deklaroi se SHBA-ja nuk e përjashton mundësinë për sanksione shtesë drejt bankave iraniane.
Donilon theksoi se ndikimi i pozitave të Iranit në Lindjen e Afërt, ndërsa në këtë kuptim edhe në Irak, janë zvogëluar gjatë qeverisjes së administratës së Obamës.