Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 09:05

Bruksel – Qeveritë e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ulje të debisë së disa vendeve nga Afrika Veriore, midis të cilave edhe Egjipti, pohojnë burime nga selia e BE-së.

“Vendet-anëtare do t’i shqyrtojnë mundësitë që të zvogëlohet borxhi, me qëllim që të tregohet se në lidhjet ndaj vendeve jugore nga Deti Mesdhe, kanë ndodhur ndryshime”, theksohet në projektin për vendim të samitit të BE-së më 1 dhe 2 mars.

Për herë të parë mundësitë për ulje të debisë së disa vendeve nga Afrika Veriore do të shqyrtohen në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel më 27 shkurt.

Sipas diplomatëve evropianë, ulja e borxhit do të obligohet me kryerjen e reformave demokratike dhe sigurimin e lehtësimeve tregtare për BE-në. Diplomatët theksojnë se ende nuk mund të flitet për numra konkretë, por se bëhet fjalë për miliarda euro.