Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 20:00

Bruksel – Bashkimi Evropian sot dënoi përdorimin e madh të forcës mbi demonstruesit në Egjipt, të cilët kërkojnë fund të administratës ushtarake dhe transfer të shpejtë të pushtetit në institucionet civile.

“Ne apelojmë që transferimi i pushtetit civil të jetë i shpejtë dhe e potencojmë nevojën që transformimi të jetë transparent dhe i drejtë”, deklaroi zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kocijançiq.

BE-ja pret hetim të pavarur për ngjarjet në Kajro, si dhe që rendi dhe ligji duhet të sigurohen në pajtim me respektimin e të drejtave të njeriut.