Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 20:07

Beograd-Ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pas vendimit të BE-së për ti refuzuar Serbisë dhënien e statusit kandidat, zëvendëskryeministri i Serbisë i ngarkuar për integrimin europian Bozhidar Gjeliç. 

Lajmi raportohet nga agjencia serbe e lajmeve B92, e cila konfirmon se Gjeliç ka njoftuar edhe presidentin e vendit Boris Tadiç për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i  zëvendëskryeministrit.

Gjeliç thekson se dorëheqja e tij nuk është “reflektim i një difate të politikës shtetërore por vendim personal i tij”, ashtu siç kishte njoftuar edhe më parë se do ta bënte një gjë të tillë nëseSerbianuk bëhej candidate për anëtarësim në BE.

Gjeliç tha se nuk dëshiron ti përgjigjet pyetjes së çfarë duhej bërë më shumë për kërkesën e vendit për anëtarësim, ndërsa theksoi se Serbia duhet të mendojë për hapat e saj në të ardhmen, pasi Bashkimi Europian mbetet ende në interesin më të mirë të qytetarëve serbë.

“Ne duhet të vazhdojmë integrimin tonë europian dhe të mbrojmë qytetarët tonë në Kosovë”-tha Gjeliç në Bruksel, pas njofimit të liderëve të BE-së për të shtyrë dhënien e statusit kandidat Serbisë.

Dorëheqja e Gjeliç erdhi vetëm disa orë pasi presidenti i Serbisë Boris Tadiç deklaroi gjatë një conference për shtyp në Beograd se Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga e ardhmja e saj europiane. (LajmeShqip.com)