Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 19:03

Bruksel – Ekspertët e BE-së, të cilët në suaza të dialogut me autoritetet daneze, i kanë vizituar kufijtë e këtij shteti me Gjermaninë dhe Suedinë kumtuan se nga Kopenhaga nuk kanë marrë sqarime të mjaftueshme për intesifikim  të kontrolleve kufitare dhe se shërbimi ndëkufitar i këtij vendi “nuk ka instruksione të qarta” në lidhje me kontrollet e tilla.

Eurokomisarja për punëve të brendshme Sisilija Malmstrom shprehu shqetësim për shkak të raporteve të tilla të ekspertëve evropian dhe vlerësoi se sjellja e tillë e autoriteteve daneze ka mundësi ta rrezikojë Marrëveshje Shengen.

“Për fat të keq misioni  nuk mori përgjigje adekuate në çështjet tona. Ekzistojnë shqetësime konstante në lidhje me kompatibilitetin e kontrollit së brendshëm të përforcuar në Danimarkë me liri të garantuar të lëvizjes e cila e lejon Marrëveshjen Shengen. Danimarka duhet me fakte ta argumentojë seriozitetin e situatës, e cila do ta arsyetonte vendosjen e kontrollit çka do të mund ta rrezikojë lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve të kufijve të tyre me Gjermaninë dhe Suedinë”, shtoi Malmstrom.

Ajo theksoi se Brukseli autoriteteve daneze veçmë u ka dërguar letër në të cilat kërkohen sqarime shtesë, duke sqaruar se rezultatete nga ky mision tregojnë se është e nevojshme vendosja e dialogut të përforcuar me Kopenhagën, çka ndoshta do të kërkojë dërgim të misioneve eksperte plotësuese.