Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 10:53

Duke marrë shembullin e Zvicrës, ky land gjerman ka vendosur tëhapë dy qendra ku e gjithë procedura e azilit do të zhvillohet në një vend

Sistemi zviceran i azilit është shpesh cak i sulmeve dhe kritikave nga palë të ndryshme në debat, brenda vendit. Por kjo nuk pengon që ky sistem të lavdërohet me të madhe nga jashtë. Së fundi, komplimente për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të azilit në Zvicër janë dëgjuar nga landi gjerman, Bavaria, e cila aktualisht po përballet me një fluks të madh të refugjatëve.

Duke marrë shembullin e Zvicrës, ky land gjerman ka vendosur tëhapë dy qendra ku e gjithë procedura e azilit do të zhvillohet në një vend. Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të partisë CSU në Parlamentin e Bavarisë, Thomas Kreuzer në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Zentralschweiz am Sonntag”, transmeton albinfo.ch.

Për të realizuar këtë synim ai do të vizitojë së shpejti qendrën përkatëse të azilit në Cyrih, e cila është hapur para më shumë se një viti si pilot projekt. Ai dëshiron të krijojë një pasqyrë për atë se si po ka mundësi të funksionojë me sukses në Zvicër përmbyllja kaq e shpejtë e procedurave të azilit. Në përgjithësi Kreuzer e ka quajtur “të shkëlqyer” sistemin zviceran të azilit.