Lajme Shqip Thursday, 06 September 2012 18:30

Londër – Pas negociatave dyditore në Turqi, opozita siriane mori vendim për formimin e lëvizjes së re politike dhe ushtarake – Armatën Kombëtare Siriane (AKS), e cila pritet ta zëvendësojë Armatën e deritanishme të lirë siriane, publikoi gazeta londineze “Fajnenshëll Tajms”.

Sipas gazetës, në krye të Armatës kombëtare siriane, do të qëndrojë gjenerali me ndikim Muhamed Haxh Ali, i cili në gusht e braktisi Sirinë.

“Fajnenshël Tajms” njofton se kjo paraqet “impuls të ri ndaj shkallës më të lartë të unitetit”, përballë brengosjes së rritur të Perëndimit nga ndarja e armatës siriane dhe nga mundësia që ekstremistët të vijnë deri te paratë dhe arma.

Ekspertë ushtarakë perëndimorë pohojnë se forcat opozitare ende janë grupe të ndara pa disiplinën e nevojshme dhe strukturën komanduese dhe formimi i AKS-së ka për qëllim ta zgjidh këtë problem, njofton gazeta. (LajmeShqip.com)