Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 11:41

Oslo – Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2012 e ka fituar Bashkimi Evropian, për rolin e tij afatgjatë në bashkimin e kontinentit.

Komiteti Norvegjez i Paqes tha sot se BE-së i është ndarë ky çmim për kontributin që ka dhënë për gjashtë dekada në “avansimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë”.

Në arsyetim thuhet se “në vitet e pasluftës, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka shpërblyer disa persona, të cilët ishin në kërkim ta pajtimit midis Gjermanisë dhe Francës. Që nga viti 1945, ky pajtim është bërë realitet”.

“Vuajtjet e tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore demonstruan domsdonë e një Evrope të re. Për një periudhë mbi 70 vjeçare, Gjermania dhe Franca kishin luftuar tre herë. Sot, lufta midis këtyre dy vendeve është e paminagjinueshme”.

“Në vitet 1980, Greqia, Spanja dhe Portugalia iu bashkuan BE-së. Rrënia e Murit të Berlinit e bëri të mundur gjithashtu anëtarësimin e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke hapur kësisoji një kapitull të ri në historinë evropiane”, thuhet në arsyetimin me shkrim të Komitetit.

“Pranimi i Kroacisë vitin që vjen, nisja e bisedimeve për anëtarësim me Malin e Zi dhe kurorëzimi i Serbisë me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, janë procese që ndihmojnë pajtimin në Ballkan”. 

BE-ja aktualisht është duke përjetuar vështirësi të rënda ekonomike dhe trazira të konsiderueshme sociale. Komiteti është  përqëndruar në atë që “e sheh si rezultatin më të suksesshëm të BE-së: betejën e suksesshme për paqe, pajtim, demokraci dhe të drejtat njerëzore”.

Me këto arritje, BE-ja ka ndihmuar në transformimin e Evropës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje, thuhet mes tjerash në arsyetimin që Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka bërë çmimit të sivjemë të paqes.(LajmeShqip.com)