Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 12:30

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po bëhen gati të marrin pjesë në samitin dy-ditor në Bruksel, që nga shumë vëzhgues po cilësohet si një moment kyç në betejën e parandalimit të kolapsit të 17 vendeve të eurozonës, për shkak të borxheve të shumicës së shteteve anëtare.

Një ditë para samitit, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi kanë bërë të ditura detajet e propozimeve të tyre të përbashkëta lidhur me politikat financiare ndërmjet shteteve të Bashkimit Evropian.

Ata thonë se politika të tilla janë të domosdoshme, në mënyrë që të zbatohet disiplina buxhetore dhe të parandalohen problemet me borxhin në shtetet anëtare.