Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 14:50

Bruksel-Kërkesat e Britanisë së Madhe në samitin e 8-9 dhjetorit e bënë të pamundur të arrihej një kompromis.

Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, i cili akuzon Londrën se vuri në rrezik tregun e brendshëm të BE-së me kërkesën e saj për një trajtim special sa i përket shërbimeve financiare.

Duke folur në Parlamentin Europian, gjatë një debate mbi konkluzionet e samitit, Barroso tha se KE do te monitoroje angazhimin e shteteve anetare ndaj rregullave te reja fiskale ndersa Gjykata Europiane e Drejtësisë, do të jetë arbitër i këtyre rregullave.

Përpara tij foli presidenti i BE-se, Herman Van Rompuy i cili tha se gjatë samitit të së premtes u bë e qartë se unanimiteti ishte i pamundur.

Gjate debatit ne PE, foli edhe eurodeputeti francez Joseph Daul I cili akuzoi qeverine britanike se e konsideron BE, asgje me shume se nje zone te tregtise se lire.

“Eshte koha ti kujtojme koalicionit qe drejton zoti Kameron per obligimet e tij, vecanerisht sa i perket rregullave financiare”-tha Daul. (LajmeShqip.com)