Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 09:49

Kanë, – Greqia duhet t’u përmbahet masave për ndihmë evropiane, të miratuara në fundin e muajit të kaluar, deklaruan kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barozo dhe kryetari i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj.

Dy liderët evropianë theksuan se dëshirojnë që Greqia të mbetet në eurozonë.

“Eurozona edhe në të ardhmen është e gatshme të ndihmojë Greqisë, por Greqia duhet t’u përmbahet të gjitha masave të miratuara më 27 dhe 28 tetor, posaçërisht ndaj programit të pranuar, të përpunuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Duhet të jetë e qartë se ne duam që Greqia të mbetet në eurozonë”, thuhet në deklaratën e Barozos dhe Rompujit.

Dy liderët evropianë theksojnë se e kanë parasysh politikën e brendshme të vështirë dhe gjendjen sociale, por nënvizuan se uniteti politik dhe kombëtar i Greqisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ardhmërinë më të mirë të popullit  grek.