Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 15:01

Ohër – E ardhmja evropiane e vendit tuaj është e fuqishme, ndërsa vendin tuaj e konsiderojmë për pjesë të familjes evropiane. Por tani është me rëndësi të vazhdohet plotësisht në rrugën përpara drejt BE-së. Dëshirojmë që të bëheni anëtare dhe të inkuadroheni në familjen evropiane të kombeve. Anëtarësimi evropian është derë drejt stabilitetit dhe prosperitetit, por që të arrihet sukses në të, të gjithë aktorët politikë, duhet të mbështeten në këtë projekt vital nga ana e tyre. Ai është projekt, në të cilin duhet të shikohet nga perspektiva strategjike si konsensus i gjerë kombëtar, për shkak se ajo që është në të ardhmen nuk është vetëm për nesër dhe pasnesër, por ka të bëjë edhe me të ardhmen e shumë gjeneratave, tha kryetari i Komsioni Evropian, Zhoze Manule Barosi në fjalimin para mediave pas takimit të sotëm me kryeministrin, Nikolla Gruevski në Ohër.

I pyetur për vlerësimin e aktivitete të shtetit dhe Qeverisë në drejtim të plotësimit të standardeve evropiane, Baroso tha se vendi realizon përparim, për çka si konfirmim e theksoi edhe propozimin e paradokohshëm për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

“Është me rëndësi që reformat të mos ngadalësohen, ky është mesazhi që ia transmetova kryeministrit Gruevski. Në parim jemi të kënaqur nga përparimi, por nevojiten përpjekje shtesë në këtë drejtim. E dimë se kjo nuk është e lehtë, por anëtarësimi në BE nuk është vetëm plotësim i disa kritereve teknokrate dhe burokratike, por çështje e kompromisit, modernizimit të shtetit, por edhe i shoqërisë në tërësi”, tha Baroso.

Për të është me rëndësi që të zgjidhen disa çështje politike, të avancohet kultura e dialogut politik, si dhe zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të cilat theksoi se duhet të jenë të lira dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Në pyetjen nëse Maqedonia edhe këtë vit mund të shpresojë në raport pozitiv dhe konfirmim të rekomandimeve për BE-në, Baroso me përgjigje se nuk mund t’i parashikojë rezultatet.

Sipas kryeministrit Gruevski, top-prioritetet e Qeverisë për këtë vit janë implementimi dhe aplikimi i reformave në gjyqësi, në administratën publike, si dhe vazhdimi i reformave në pjesën e ekonomisë, implementimi i dispozitave nga Marrëveshja e Ohrit, vazhdimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit…

Si vlerësim të gjendjeve në mediat në vend, kryeministri theksoi se Qeveria bën përpjekje maksimale që të sigurojë atmosferë në të cilën ka gazetari të lirë, konform direktivave evropiane, njëkohësisht duke u angazhuar për sjellje adekuate të mediave, në frymën e legjislativës së BE-së.

Ndoshta është mirë që përfaqësuesit e BE-së të bëjnë një provë, t’i përcjellin mediat dhe të japin vlerësim nëse në Maqedoni ka ose nuk ka gazetari të lirë dhe liri të mediave, konkludoi kryeministri Gruevski.

Në temën përkatëse kryetari i KE-së konsideroi se është kyçe që gazetarët të munden lirisht t’i parashtrojnë këndvështrimet e tyre. “Komisioni nuk përzihet në raste të veçanta, por pret zbatim objektiv të ligjeve”, theksoi kryetari i KE-së.