Lajme Shqip Friday, 04 January 2013 18:22

Në një deklaratë të lëshuar sot, Bardot ka thënë se autoritetet kanë injoruar “një numër propozimesh” për shpëtimin e dy elefantëve që vujanë nga tuberkulozi – Baby dhe Nepal.

Autoritetet kanë shqyrtuar mundësinë që t’iu shkaktojnë atyre “vdekje të lehtë”.

Bardot ka thënë se nëse elefantët vriten, ajo do të kërkojë shtetësi ruse.

Kërcënimi i saj vjen pasi aktori francez, Depardieu, është bërë shtetas rus, në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave. (REL/LajmeShqip.com)