Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 06:11

Barcelonë – Banorët e Barcelonës e mbështetën idenë për shkëputjen e Katalonisë nga Spanja. Më shumë se 91 për qind e pjesëmarrësve në referedumin jozyrtar, dje në kryeqytetin e rajonit autonom u shprehën për pavarësi të tërësishme.

Të drejtën e votës, megjithatë, e shfrytëzuan vetëm 21,4 për qind e votuesve. Organizatorët e referendumit i pranuan rezultatet me optimizëm dhe theksuan se kanë pritur jehonë më të vogël të votuesve.

Në mesin e pjesëmarrësve në votim ishin disa përfaqësuesë të Qeverisë rajonale, në mesin e të cilëve kryeministri i Katalonisë, Atus Mas. Ai deklaroi se ka votuar si person privat.

Barcelona e ndiqte shembullin e qyteteve dhe fshatrave të tjera në Kataloni, të cilët veç kishin organizuar referendume të ngjashme, joformale.

Qeveria spanjolle, e cila ballafaqohet me lëvizjen separtiste edhe në “Vendin e Baskëve”, nuk lejon mbajtjen e referendumeve zyrtare për pavarësi.

Katalonia, e cila ka shtatë milionë banorë, është më e pasura nga 17-të rajonet autonome në Spanjë, me 47 milionë banorë. Banorët e Katalonisë janë ndjerë të shtypur gjatë diktaturës së Frankos në periudhën nga viti 1939 deri në vitin 1975 dhe ankohen se japin shumë më tepër, se që marrin nga pushteti qëndror.