Lajme Shqip Sunday, 10 April 2011 09:05

Jerusalem – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak sot deklaroi se Jerusalemi është i gatshëm ta ndërpretë zjarrin kundër grupeve të armatosura palestineze në Rripin e Gazës nëse edhe ata e bëjnë të njëjtën.

“Nëse ata i ndërpresin të shtënat edhe ne do t’i ndërpresim, theksoi Barak si përgjigje të kumtesën së krahut politik të lëvizjes islamike Hamas,  që e kontrollon Rripin e Gazës, në të cilën u kërkua armëpushim.

Kjo është herë e parë që një lider izraelit të propozojë ndërprerje të zjarrit pas shpërthimit të përleshjeve të përgjakshme me palestinezët.

“Ne nuk mund ta durojmë raketimin dhe granatimin mbi Izraelin  dhe do të veprojmë në mënyrë adekuate”, përmendi Barak.

Ai theksoi se Hamasi ka “humbje të rënda” dhe paralajmëroi se armata izraelite mund të ndërmerr operacion tokësor në Rripin e Gazës.