Lajme Shqip Sunday, 24 April 2011 10:59

Banja Lukë – Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, deklaroi se askush nuk mund ta shfuqizojë vendimin për referendum në RS dhe nuk sheh arsye për shkak të së cilës përfaqësuesi i lartë në BeH Valentin Incko do ta kishte penguar mirëmbajtjen e tij.

Parlamenti i RS-së më 13 prill e pranoi vendimin e Dodik për shpallje të referendumit në të cilin qytetarët e këtij entiteti duhet të deklarohen nëse i përkrahin ligjet të cilat i vendosi Incko, veçanërisht për Gjykatën dhe Prokurorinë e BeH-së.

Klubi i boshnjakëve vendosi që të mos e shfrytëzojë të drejtën e vetos në vendimin për referendum, por i bëri thirrje Inckos për ta penguar mirëmbajtjen e tij.

Duke iu referuar burime diplomatike, mediat e Sarajevës shpallën se Këshilli për zbatimin e paqes në BeH të enjten konkludoi se Incko, po qe se autoritetet në RS nuk e shfuqizojnë vendimin për referendum do t’i përdorë kompetencat e Bonit dhe atë do ta bëjë në vendin e tyre.

Dodik në intervistën për “Gllas na Srpska” porositi se vendi i vetëm më relevant për të vendosur për referendum ishte Gjakata Kushtetuese e RS-së.

“Duke e pasur parasysh atë se Klubi i boshnjakëve në Parlament nuk e shfrytëzoi të drejtën e vetos në Vendimin për referendum, nuk shoh arsye pse të njëjtën do ta suspendoj përfaqësuesi i lartë i BeH-së”, theksoi Dodik.

“Nëse konsideron se vendimi për referendum është problematik, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për veto. Pasi që atë nuk e kanë bërë, vendimi hyn në fuqi. Ne referendumin do ta zbatojmë, ndërsa tani mund të thuhet se kjo do të ndodhë në javën e parë pas skadimit të 45 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit në “Gazetën zyrtare”, njoftoi presidenti i RS-së.