Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 14:49

Banja Llukë – Lideri i vrarë i organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden gjatë luftës në BeH të paktën dy herë ka qëndruar në Ballkan, ndërsa dy vizitat e dokumentuara kanë ndodhur në vitin 1994, kur i ka vizituar Sarajevën dhe Tiranën, shkruan sot gazeta e Banja Llukës “Nezavisne novine”.

Vizitën e Bin Ladenit në Sarajevë dhe takimin e tij me Alija Izetbegoviqin e zbuloi gazetarja e revistës gjermane “Shpigël” Renate Flotau, e cila para zyrës së njeriut të parë të atëhershëm të pushtetit në Sarajevë ka pritur intervistë dhe rastësisht është takuar me Bin Ladenin.

Ai, në këtë rast, siç shkruan gazeta i ka dhënë gazetares kartvizitën e tij dhe i ka thënë se planifikon që në Bosnjë të sjellë vullnetarë myslimanë, madje duke konfirmuar se ka edhe pasaportë boshnjake.

Gjatë takimit midis Bin Ladenit dhe Izetbegoviqit, gjoja se, është bërë edhe një fotografi.