Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 22:51

Gjenevë – Pas zgjedhjeve në Maqedoni, të inicohet takim negociues për emrin, në të cilin do të paraqitet progres në të gjithë procesin, që të mundet në njëfarë mënyre, të vihet deri te një zgjidhje. Këtë, të martën e ka kërkuar sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-Mun, në takimin në Gjenevë me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Midis temave të tjera ishte edhe tema për emrin. Më njoftoi se është në rrjedhë me të gjitha ngjarjet të lidhura me këtë proces. Më paralajmëroi se realizon takime edhe me palën greke dhe po përpiqet që pas zgjedhjeve në Maqedoni të iniciohet takim, në të cilin do të paraqitet progres në gjithë procesin që të mundet në njëfarë mënyre të vihet deri te zgjidhja”, ka thënë presidenti Ivanov.

Ai ka theksuar se, sipas Ki-munit, zgjidhja nuk mund të kërkohet në nivel teknik, por që bëhet fjalë për vendim politik, se duhet që udhëheqësit e dy vendeve pas zgjedhjeve ta intensifikojnë këtë bashkëpunim, që të munden përfaqësuesit Nimicit t’ua japin propozimet e tyre që të paraqiten disa ide të reja, ose të paraqiten ide në vetë procesin.

“Ai e mbështeti pozicionin e Maqedonisë lidhur me konferencën në Gjenevë. Tha fjalë lavdëruese për iniciativat rajonale, në të cilat është e inkuadruar Maqedonia dhe për proceset të cilat po ndodhin në kuadër të KB-së”, ka shtuar Ivanov.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, madje, të martën do të ketë fjalim në Sesionin e tretë të Platformës globale për zvogëlim të rreziqeve nga katastrofa, ndërsa paraprakisht kishte takim me përfaqësuesen e posaçme të sekretarit të përgjithshëm të KB-së për zvogëlim të rreziqeve nga katastrofa, Margareta Valstrom.