Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 08:39

Tripoli – Nëse forcat e liderit libian Moamer Gadafi ndërmarrin bombardim dhe sulm tokësor mbi qytetin Bengazi, i cili kontrollohet nga kryengritësit, kjo do të çonte deri te një numër i madh të viktimave, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

“Vrasja e qytetarëve të pafajshëm është vepër penale kundër njerëzimit dhe përgjegjësit për këtë do të duhej të dalin para drejtësisë. Dhuna duhet të ndërpirtet”, deklaroi Ban gjatë vizitës në Guatemala, ku merr pjesë në takimin e presidentëve të vendeve të Amerikës Qëndrore, kushtuar sigurisë.

Sekretari i përgjithshëm ju bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të qasen drejt pajtimit urgjent dhe ta respektojnë rezolutën 1970 nga Këshilli i Sigurisë.

Pas ofensivës së forcave qeveritare drejt strehimoreve të kryengritësve, Ban Ki-mun bëri thirrje për ndërprerjen e zjarrit dhe i paralajmëroi forcat libiane se duhet të përgjigjen për vdekjen e civilëve, në rast të sulmit mbi qytetin e dytë për nga madhësia në Libi, Bengazi.

Sipas diplomatëve anonim, Këshilli i Sigurimit i KB-së u pajtua rreth projekt-rezolutës me të cilën parashihet vendosja e zonës për fluturime të ndaluara mbi Libi. Për sot është paraparë votimi për projekt-rezolutën.

Presidenti francez Nikolla Sarkozi dërgoi deri te 15-të anëtarët e këshillit letër, në të cilën ju bën thirrje ta ndërmarrin përgjegjësinë e tyre dhe ta mbështesin iniciativën për zonë për fluturime të ndaluara, kumtoi qeveria franceze. Së bashku mund ta shpëtojmë nga vuajtjet popullin libian. Kjo tani është çështje ditësh, e mdaje dhe orëve theksoi Sarkozi, duke paralajmëruar se forcat e sigurisë së Gadafit duhet ta tejkalojnë insistimin e Lidhjes arabe për zonë të fluturimeve të ndaluara.

Projekt-rezoluta parasheh vendosjen e zonës së fluturimeve të ndaluara mbi hapësirën ajrore libiane, të mbrohen civilët, ndërsa gjithashtu edhe ndërmarrja e së drejtës së aviokomapnisë libiane “Libian er” të aterojë apo fluturojë mbi territorin e vendeve të tjera. Ajo do t’i autorizojë anëtarët e KB-së që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me të cilat do të garantohet respektimi i ndalesës dhe të parandalohet përdorimi i aeroplanëve ushtarak për sulme ajrore mbi popullatën civile.

Rezoluta 1970 e Këshillit të Sigurisë të KB-së u aprovua në mënyrë unanime më 26 shkurt. Ajo paralajmëroi embargo për armë në Libi dhe ndalesën për udhëtimin dhe ngrirjen e mjeteve të Gadafit, anëtarëve të familjes së tij dhe përfaqësuesve të lartë libianë.