Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 17:15

New York – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin në Bon, kumtoi zëdhënësi i tij.

Konferenca, e organizuar nga Gjermania dhe e bashkëkryesuar nga presidenti afgan Hamid Karzai, do të ketë për qëllim që t’i projektojë programet për dhjetë vitet e ardhshme, përmes të cilave afganët vetë do të përgjigjen për sigurinë dhe zhvillimin e tyre.

Zëdhënësi i organizatës botërore Martin Nezirki deklaroi se, Ban gjithashtu do të ketë takime me kancelaren Angela Merkel, me Karzain dhe me përfaqësues të tjerë qeveritar, të cilët marrin pjesë në konferencë.

Nga Boni, sekretari i përgjithshëm i KB-së do të niset për në Durban, për pjesëmarrje në konferencën për ndryshimet klimatike.