Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 10:36

Nju-Jork- Planet e shpallura të Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në territoret e okupuara palestineze mund të jenë brengosje e thellë, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, transmetojnë mediat ruse.

Sipas Banit hapat e tilla i prishin përpjekjet për arritjen e paqes dhe gjithnjë e më shumë thyerjen e të drejtës ndërkombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i bëri thirrje Netanjahut që urgjentisht të urdhërojë ripërtëritje të transferimit të parave nga taksat tatimore dhe doganore për palestinezët, transmetojnë mediat amerikane.

Bani e tërhoqi domosdoshmërinë e uljes së tensionit midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe krijim të klimës për ringjalljen e procesit paqësor.

Izraeli kumtoi për ndërtimin e banesave të reja dhe e ndërpreu pagesën e rreth 100 milionë dollarëve, të cilat i ka mbledhur në emër të pushtetit autonom palestinez, pasi UNESKO-ja në muajin e kaluar i ka pranuar palestinezëve për anëtare të plotfuqishme.