Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 11:00

Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun dje është inkurajuar nga vendimi i Koresë Veriore të vendosë moratorium të provave bërthamore dhe pasurimin me uranium.

Ban gjithashtu shpreson që Pheniani do të fillojë të lëvizë në drejtim të “denuklearizimit të besueshëm të Gadishullit korean”.

“Sekretari i përgjithshëm theksoi se është e nevojshme urgjentisht  të përmbushen nevojat humanitare të qytetarëve më të rrezikuar të Koresë Veriore”, përmendet në kumtesën e zëdhënësit Ban, Matrin Nesireki.

SHBA-ja dhe Koreja Veriore kumtuan dje se Pehniani ka rënë dakord për të vendosur moratorium ndaj provave bërthamore dhe lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi,  si dhe t’u lejohet inspektorëve të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore ta vizitojnë kompleksin bërthamor Jongbion, që të binden se janë ndërprerë të gjitha aktivitetet bërthamore.

Në kumtesën e Departamentit të Shtetit është cekur se SHBA-ja nga ana e saj është e gatshme të finalizoje hollësitë rreth ndihmës së propozuar në ushqim për qytetarët e Koresë Veriore, të cilët në pajtim me atë plan do të merrnin 240 mijë tonë produkte.