Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 09:29

Paris – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun bëri thirrje për dërgimin e shpejtë të një misioni të organizatës botërore në Libi. Ai e deklaroi këtë në Konferencën e miqve të Libisë që mbahet në Paris.

“Kam për qëllim të jem në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e sigurisë për dhënien e mandatit të misionit të OKB-së që t’i fillojë operacionet në afat të shkurtër”, deklaroi Ban Ki-mun.

Më 20 shtator do të ketë takim të nivelit të lartë për Libinë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

“Rreth 800.000 njerëz e kanë braktisur shtetin nga shkurti nëse i numërojmë edhe punëtorët e huaj. Shërbimet publike janë në gjendje kritike, veçanërisht spitalet dhe klinikat dhe ka problem me mungesën e ujit”, shtoi Ban. Ai theksoi se Këshillin Kalimtar Libian tashmë ka identifikuar një sërë sferash ku do të pranonte ndihmë ndërkombëtare.