Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 09:54

Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-Mun i bëri thirrje sot liderëve të kryengritësve në Libi, që t’i përkushtohen unitetit dhe pajtimit kombëtar.

Ban këtë porosi e transmetoi në bisedë telefonike me liderin e Këshillit kalimtar kombëtar, Mustafa Abdel-Xhalil, deklaroi zëdhënësi i KB-së, Farhan Hak.

Sipas tij, Abdel-Xhalil sekretarit të përgjithshëm i ka dhënë bindje se opozita e re në mënyrë serioze do të merret me këtë çështje dhe e theksoi rëndësinë e përkrahjes së KB-së në Libinë e pasluftës.

Përfaqësuesi libian në KB Ibrahim Dabashi, deklaroi në të njëjtën kohë se opozita në tërësi e kontrollon kompleksin presidencial të Gadafit në Tripoli dhe shtoi se e tërë Libia “do të lirohet në afat prej tre ditëve”