Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 15:54

Raportohet se në një tren i cili ka ngecur ne borë afër Kolashinit në Mal të Zi është bërë ndërhyrje me helikopterë për tu evakuuar udhëtarët.

Nga aksioni i ndërmarrë I ministrisë së punëve të brendëshme të Malit të Zi, janë angazhuar helikopter për shpëtimin e udhëtarëve në trenin I cili tash tri ditë ka ngecuar në afërsi të Kolashinit me më shumë se 50 udhëtarë. Vetëm gjatë ditës së sotme është arritur të shpëtohen 6 udhëtarë , ndërkoh që në tren, nga ataku në zemer njoftohet se ka humbur jetën një person. Treni ka ngecur në këtë pjesë nga një ortek I madhë borë që ka rënë. Si pasojë e motit të keq në mal të zi janë shënuar tri viktima në njerëz.

Ndërsa kryeministri I vendit Igor Llukshiq, ka kërkuar ndihmën e NATO-s për të ndihmuar rreth pasojave të motit të lig në këtë vend, ku veriu I vendit dhe shumica e rrugëve lokale janë plotësisht të bllokuar.

Edhe Bosnje Hercegovina e Kroacia janë përfshirë nga moti I lig. Të rreshurat e borës dhe erërat e forta kanë hequr kulmet e shtëpijave. Në Sarajevë, bora ka rrënuar kulmin e hallës “ Skenderija “ ndërsa është rrënuar edhe pjesa perëndimore e stadiumit “Gërbavica”. Bora dhe të ftohtit po shkaktojnë vështërësi në qarkullimin rrugorë por njoftohet se furnizimi me energji elektrike është mjaftë I mirë.

Në Kroaci, erërat e fuqishme nga deti, që kanë arritë  shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë , kanë hequr kulme të shtëpive buz detit, në Rijekë, ndërsa e gjithë Dalmacija është e bllokuar me orteqe bore.