Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 18:58

Bruksel – Pjesëmarrësit e konferencës “Ballkani Perëndimor dhe Evropa 2020 ndaj afrimit dhe zhvillimit”, vlerësuan se Këshilli për bashkëpunim rajonal është institucioni më i mirë për harmonizimin e programeve rajonale me qëllime nga strategjia e BE-së “Evropa 2020”.

Më shumë se qindra pjesëmarrës në këtë konferencë dyditore, e cila përfundoi sot në Bruksel, u pajtuan se Sekretariati i Këshillit për bashkëpunim rajonal duhet ngushtë të bashkëpunojë me iniciativat rajonale, të cilat për qëllim kanë reforma në EJL.

Qëllim i konferencës ishte që strategjia Evropa 2020 të plotësohet me ide për zhvillim të qëndrueshëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të përgatitjeve të tyre për anëtarësim në BE.

Në mbledhjen dyditore morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 iniciativa rajonale, 15 institucione udhëheqëse financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues nga KE-ja dhe PE.