Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 11:28

Athinë- Zëvendëskryetari Xhozef Bajden sot në Athinë bëri thirrje deri te Evropa për reagime të shpejta në zgjidhjen e krizës debitore.

Duke e komentuar situatën me debinë e vendeve të eurozonës Bajden, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Athinë, theksoi se nuk ka përparim të qartë në përpjekjet për tejkalimin e krizës në dy javët e fundit.

Ai shtoi se liderët evropian e perceptojnë çmimin e lartë të mossuksesit.

“Parashikoj se sa më e qartë bëhet se nuk ekzistojnë alternative dhe se koha po skadon jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA dhe në mbarë botën, atëherë gjithnjë e më e sigurt është se dikush do të jetë i obliguar që të sjellë vendime shumë të vështira”, shtoi zëvendëskryetari amerikan.

Bajden është zëvendëskryetari i parë i SHBA-së, i cili e viziton Greqisë në 40 vitet e fundit. Ai arriti në Athinë pas vizitën së Turqisë.

Bajden sot do të bisedojë me presidentin grek Karlos Papulac dhe me kryeministrin Lukas Papdhimos. Në fokus të bisedimeve do të jenë masat e reja të cilat Qeveria greke i merr për t’i realizuar obligimet, të cilat dalin nga liria me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetje financiare, ndërsa do të diskutohet edhe për marrëdhëniet greko-turke dhe çështjen qipriote.