Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 13:18

Shkup – “Keni dy aspekte të integrimeve euroatlantike dhe që të dyja janë rreptësisht të lidhura me çështjen për emrin”. Kështu deklaroi ambasadori polak në Maqedoni, Karol Bahura, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Sido që të jetë, thotë ai, shpresoj se shoqëria e Maqedonisë nuk pret nga bashkësia ndërkombëtare që ta zgjidh çështjen për Shkupin ose për Athinën. Çështja për emrin duhet të shqyartohet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe që të dyja palët duhet ta zgjidhin atë. Polonia, theksoi ambasadori, do të pranojë çfarëdo lloj zgjidhje, e cila do të arrihet nën patronazhin e KB-së dhe do të ishim shumë të lumtur nëse arrihet zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.

“Sido që të jetë, në ndërkohë, ne në Poloni kemi një fjalë – nëse dyert janë të mbyllura, hyni kah dritarja. Me këtë dua të them se disa gjëra duhet të jenë pengshmëri të kontestit me emrin. Ekzistojnë disa reforma, të cilat duhet të realizohen në vend, pa marrë parasysh atë se vallë dëshironi të jeni vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s. Maqedonia është pjesë e kontinentit evropian. Prej këtu ka edhe obligime për vendin, posaçërisht në shekullin 21. Konsideroj se reformat në sferën e gjyqësisë, administratën publike, implementimin e ligjeve dhe dialogu politik, duhet të vazhdojnë dhe duhet të implementohen”, theksoi ambasadori polak.

Lidhur me gjendjet e mediave në Maqedoni, Bahura thotë se plotësisht dakordohet me pikëpamjen, të cilën e prezantoi zyra e OSBE-së, duke pasur parasysh se çdo shoqërie i nevojitet pluralizëm.

“Mediat e sigurojnë pluralizmin i cili është i dobishëm për pushtetin, për opozitën dhe për shoqërinë, që të ketë mundësi të shihen këndvështrimet e ndryshme të gjërave, me çka prej tyre mund të ndërtohet pikëpamje personale.

Që të ketë pikëpamje të monopolizuar të çfarëdo lloj çështjeje, nuk është opsion i mirë. Nevojitet të bëhet një lloj kufizimi midis luftës me korrupsionin, fshehje të tatimit dhe liri të mediave”, deklaroi ambasadori polak, Karol Bahura në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.