Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 13:23

Bagdad – Të paktën 13 perona e humbën jetën, ndërsa 65 janë plagosur në një sërë atentatesh në pjesën qendrore të Irakut, kumtuan forcat e sigurisë, cituar nga agjencitë botërore.

Në sulmin më të përgjakshëm në qytetin Taxhi, 25 kilometra në veri të Bagdadit, e humbën jetën shtatë polic, ndërsa 10 persona janë plagosur, precizon një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Janë kryer atentate edhe në disa lagje të Bagdadit, në të cilat e humbën jetën gjashtë persona, ndërsa 56 janë plagosur, shtojnë agjencitë.