Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 16:53

Bagdad – Zyrtarët e Irakut thonë se nga dy shpërthime në ndërtesat qeveritare në qytetin Taxhi, sot janë vrarë së paku 35 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.

Zyrtarët e sigurisë thonë se një makinë bombë dhe një pajisje tjetër shpërthyese, kishin eksploduar në një vend për parkimin e veturave, afër një zyreje qeveritare. Qyteti Taxhi është 20 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.

Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.