Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 09:05

Bagdad – Disa vetëvrasës me bombë aktivizuan sot dy automjete plot me mjet shpërthyes para zonës së gjelbër të siguruar mirë në Bagdad, me ç’rast humbën jetën të paktën nëntë persona, ndërsa u lënduan 23 të tjerë, kumtuan persona zyrtarë irakianë.

Zëdhënësi ushtarak në Bagdad gjeneral-majori Kasim al-Musavi deklaroi se cak i sulmeve me siguri kanë qenë karvanet e dy personave zyrtarë të lartë të Qeverisë të cilët kanë qenë duke shkuar në punë.

Dy përfaqësues policorë dhe një mjek nga spitali Jarmuk, konfirmuan se kanë humbur jetën nëntë persona, prej të cilëve pesë janë ushtarë, ndërsa 23 persona janë lënduar.

Në zonën e gjelbër të Bagdadit gjendet Parlamenti irakian dhe ministritë, si dhe disa ambasada të huaja.