Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 08:50

Bagdat (PLOTESUAR 23 shkurt, 13:30) Të paktën 60 persona janë vrarë dhe disa dhjetra të tjerë janë plagosur në një valë shpërthimesh dhe të shtënash të regjistruara në Bagdad dhe qytete të tjera të Irakut.

Një nga shpërthimet më vdekjeprurëse është raportuar të ketë ndodhur në rajonin shiit të Karadës në afërsi të Bagdatit por shpërthime të tjera ka pasur edhe në në qytete tjera irakiane, përfshirë edhe provincën e Salahudinit. Autoritetet lokale kanë deklaruar se sulmet kishin si objektiv agjentët e policisë.

Nëntë persona mbetën të vrarë në lagjen qendrore të Karradës, e banuar kryesisht nga shiitë. Shpërthimi, pranë një postoblloku policie, tronditi ndërtesat dhe dëmtoi dyqanet.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për atentatet. Sulmet e organizuara në Irak janë rritur që kur trupat amerikane nisën tërheqjen në muajin dhjetor.

Ndërkohë, në sulme të tjera të ndodhura të enjten, gjashtë persona u vranë nga një autobombë në lagjen Al Kadhimija, në veri të Bagdadit, ndërsa në Sarafija persona të armatosur vranë gjashtë persona pranë një stacioni të policisë. Autoritetet druhen se numri i vdekjeve nga atentatet e së enjtes mund të rritet.

 ****************************

Bagdad – Të paktën tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 24 janë plagosur sot në mëngjes gjatë shpërthimit të një auto-bombe në tregun në qendër të Bagdadit, lajmëruan autoritetet lokale.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dritaret e ndërtesave përreth. Dhjetëra automjete të parkuara në afërsi janë dëmtuar dhe janë djegur.

Policia kumtoi se sulmi në lagjen shiite Karada është kryer në afërsi të pikës së kontrollit të forcave të sigurisë. (LajmeShqip.com)