Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 14:56

Një burrë që dyshohet të jetë në të 30-tat, është gjetur  duke gjakosur nga disa të therura me thikë në gjoksin e tij, së bashku me tre djemtë e tij të vdekur që gjendeshin mbrapa veturës së tij.

Sipas Policisë, babai mbyti tre djemtë e tij, para se të marr thikën dhe të godas edhe veten jashtë oborrit të një shkolle fillore, shkruan TheMirror.

Fëmijët e moshave në mes të 8 deri në 12, ishin pothuajse të vdekur kur policia arriti në vendin e ngjarjes në Los Angeles në Amerikë, transmeton lajmi.net.

Një zyrtar policor tha se ishte tmerruese pamja e trupave të këtyre djemve në veturë.

Motivet e ngjarjes ende mbeten të pa njohura, përderisa policia thotë  se i vetmi i dyshuar është babai i fëmijëve i cili nëse shpëton, do të arrestohet.