Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 21:09

Oslo – Anders duhej të bëjë vetëvrasje, e jo të vrasë njerëz të tjerë, deklaroi babai i tij, Jens Brejvik, në një intervistë për televizionin norvegjez Te Fe 2.

Jens Brejvik jeton në fshatin Kurnanel në Francë dhe pohon se me vite të tëra nuk është parë me djalin e tij.

Anders Brejvik, është i akuzuar për dy sulme në Norvegji në të cilat e humbën jetën 76 persona, do t’i nënshtrohet një analize psikiatrike. Paraprakisht sot gjykata Brejvikut i caktoi paraburgim prej tetë javësh.