Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 08:30

Kajro- Avokati i Hosni Mubarakut e ka përfunduar mbrojtjen e tij, duke argumentuar se udhëheqësi i rrëzuar duhet të lirohet nga akuzat penale, sepse teknikisht ai është ende president i Egjiptit.

Mubarak, i cili u rrëzua nga pushteti gati një vit më parë, është akuzuar bashkë me shefin e tij të sigurisë dhe katër komandantët e policisë për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve, gjatë një kryengritjeje 18 ditore në janar dhe shkurt të vitit 2011.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënimin me vdekje.

Në argumentin e tij të mbylljes, avokati Farid el-Deeb tha sot në gjykatë se Mubaraku duhet të ketë imunitet nga ndjekja penale, për shkak se ai formalisht nuk ka dhënë dorëheqje. Ndërsa avokatët e viktimave të vrara janë përgjigjur me fjalët e këngës, “Ekzekutimi, ekzekutimi”.