Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 09:00

Ankara – Aeroplanë të Aviacionit ushtarak turk kanë kryer sulme të reja ndaj caqeve të Partisë kryengritëse punëtore kurde (PKK) në Irakun verior, lajmëroi televizioni CNN Turk.

Sulmet i konfirmoi edhe Unioni patriotik i Kurdistanit (UNK) i presidentit irakian Xhelal Talabani, i cili në internet faqen e tij ka shpallur se aeroplanët ushtarak turq kane dy ditë qe po e bombardojnë rajonin e qytetit verior irakian Zap.

Sipas UNK-së, krahas nga ajri, territori në veri të Iranit është sulmuar edhe me zjarr artilerik nga Turqia, e cila ka sistemuar një numër të madh të ushtarëve të saj përgjatë kufirit midis Irakut dhe Turqisë.

Sulmet shkaktuan panik midis popullatës lokale, theksohet në kumtesë.

Turqia në javët e fundit ka kryer disa sulme ndaj caqeve në Irakun verior, ku PKK-ja ka baza dhe pikëmbështetje të saja.