Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 11:20

Vienë-Dhuna e serbëve kundër ushtarëve gjermanë dhe atyre austriakë të KFOR-it në veri, ka lënë gjurmët e veta dhe nuk do të kalojë pa pasoja për Serbinë.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm austriak Miahel Spindeleger. Serbia nuk ka treguar realizëm dhe as reagimin e pritur prej saj në ditën kur janë sulmuar ushtarët e KFOR-it. Për pasoj situate në veri të Kosovës javët e fundit është keqësuar shumë.

Austria ka qenë gjithmonë një zë pro për statusin kandidat të Serbisë, por pas zhvillimeve të fundit, Austria ka një qëndrim tjetër.

Spindeleger ka thënë se në tavolinën e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ka hedhur një propozim kompromisi, i cili vë në provë statusin kandidat të Serbisë.

Vetëm nëse Serbia në mënyrë të besueshme arrin të bind vendet e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës dhe vetëm nëse vërehen përparime të prekshme, Austria do të angazhohet që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Vetëm kur të plotësohen këto kushte Austria do të konfirmojë pajtimin e vetë për dhënien e përhershme të statusit kandidat për Serbinë, ka thënë ministri i jashtëm austriak Spindeleger.