Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 13:38

Sot në Austri, në një makinë, kamion frigorifer që dyshohet të jetë pronë e trafikantëve me qenie njerëzore janë gjetur një numër i madh kufomash të refugjatëve.

Sipas raportimeve te medieve të atjeshme bëhet fjalë për pesëdhjetë kufoma! Por autoritetet deri në këtë moment nuk e kanë bërë konfirmimin e këtij numri.

Ministria e Punëve të Brendshme do të japë së shpejti më shumë informacione përmes një konference për shtyp, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë ministrja e brendshme austriake, duke folur për këtë tragjedi e ka quajtur ditën e sotme “një ditë të errët për Austrinë”

Makina në të cilën janë gjetur trupat e pajetë të refugjatëve ishte duke qëndruar në pjesën për pushim përgjatë autostradës A4, në jug të Vjenës, njofton policia.