Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 10:33

Qeveria e Australisë e ka konfirmuar se i ka kryer sulmet e para ajrore kundër grupeve të ashtuquajtura Shteti Islamik, raporton BBC

Australia është pjesë e një koalicioni ndërkombëtar ushtarak, që ka për qëllim luftimin e fortesave te ISIS-it në Siri dhe Irak.

Këto sulme ajrore janë bërë të hënën, dhe kanë shkatërruar autoblinda si dhe një pikë të naftës së papërpunuar, kanë deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një Deklaratë.

Forcat ajrore të Australisë i kanë bombarduar grupet e militantëve të ISIS-it për 12 muaj rresht.