Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 08:26

Athinë – Disa qindra persona, në mesin e të cilëve pati edhe neonazistë, mbrëmë sulmuan dhjetëra imigrantë në lagjen athinase Patisia. Ky sulm, siç kumtoi policia, ndodhi pas vrasjes së një njeriut, që sipas tyre, dyshohen se ishin të huaj.

Duke brohoritur “jashtë të huajt”, njerëzit nga turma i sulmuan imigrantët në rrugë dhe demoluan së paku një shitore, pronë e një imigranti, transmetuan agjencitë.

Policia në Patisia përdori gazlotsjellës, që t’i ndalojë protestuesit nga sulmi mbi një shtëpi, në të cilën jetojnë ‘uzurpues’.

Deri te dhuna ka ardhë pasi dje, nga goditjet me thikë, humbi jetën një burrë 44-vjeçar, derisa ka hyrë në automjet, duke tentuar ta transferojë bashkëshorten shtatzënë në spital.

Policia kumtoi se burrin me thikë e kanë vrarë tre sulmues, të cilët dëshmitarët okularë i kanë përshkruar si të huaj.

Njeriu është sulmuar për shkak të kamerës, të cilën e ka mbajtur që ta incizojë lindjen e fëmijës së dytë.

Vrasja i përforcoi dyshimet për aftësinë e policies, që të mbrojë pjesë të veçanta të Athinës, të cilat janë vërshuar nga narkomanët, prostitutat dhe imigrantët ilegalë.