Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 08:24

Athinë – Greqia, sot do të mbetet pa transportin e taksive për shkak të grevës 24-orëshe të taksi-kompanive, të cilët protestojnë kundër vendimit të ministrit të Transportit, Janis Ragusis për liberalizimin e sektorit.

Ragusis, i cili funksionin e ndërmori në qershor gjatë rikonstruimit të kabinetit të Jorgos Papandreut, deklaroi se do të qaset nga ndryshimi i tërësishëm i rregullativës për këtë sektor.

Masa ka për qëllim ta përforcojë konkurrencën dhe ta nxisë zhvillimin në ekonominë e tregut.